Burimi:
Syri.net

Ja sa duhet të jetë temperatura e frigoriferit për të mbajtur ushqimet
👁14085
Temperatura e frigoriferit është një faktor shpesh i padukshëm, por mjaft i rëndësishëm për sigurinë e ushqimit tuaj. Nëse temperatura nuk mbahet në nivele të duhura, bakteret e rrezikshme mund të shumohen shpejt, duke rritur rrezikun e helmimit nga ushqimi. Një studim i fundit nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Ushqimore (Anses) ka zbuluar se shumë familje në Evropë mbajnë ushqimin në temperatura shumë të larta, një gabim që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Helmimi nga ushqimi është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve nga sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse në Francë shifrat janë...