Ja pse një euro e fortë mund të jetë lajm i keq për kompanitë evropiane

Ja pse një euro e fortë mund të jetë lajm i keq për kompanitë evropiane

Rritja e ndjeshme e euros gjatë vitit 2025 po ushtron presion mbi fitimet e korporatave në të gjithë Evropën, teksa sezoni i publikimit të të ardhurave për tremujorin e dytë pritet të nxjerrë në pah një tablo më të zymtë. Një analizë e Bank of America paralajmëron se një valutë më e fortë, e kombinuar me rënie të kërkesës dhe shitjeve, po i redukton ndjeshëm marzhet e fitimit në shumicën e sektorëve të indeksit STOXX 600. Gjatë tremujorit të fundit, euro ka shënuar një rritje prej 9% kundrejt dollarit amerikan — niveli më i lartë në katër vitet e fundit...
Burimi: Syri.net