Ja kur nis furnizimi i SHBA-së me naftë ruse pas marrëveshjes së Trump me Moskën

Ja kur nis furnizimi i SHBA-së me naftë ruse pas marrëveshjes së Trump me Moskën

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi javën e kaluar një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për furnizimin me naftë, në përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve në SHBA përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit, më 3 nëntor. Zëvendëskryeministri rus për Energjinë, Alexander Novak, deklaroi se palët po negociojnë ende kushtet tregtare dhe po punojnë për finalizimin e kontratave. Sipas tij, pasi kontratat të nënshkruhen, karburanti do të mbërrijë në tregun amerikan brenda 15 deri në 20 ditësh. Megjithatë, ai nuk dha një datë konkrete për nënshkrimin e tyre. Të mërkurën, këshilltari i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Kirill Dmitriev, kishte deklaruar se kontratat do të nënshkruheshin brenda pak ditësh. Rritja e çmimeve të karburanteve në SHBA që nga fillimi i luftës së përbashkët amerikano-izraelite kundër...