Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

Izraelitët po përgatiten për hakmarrjen e Iranit. Ata po vrapojnë nëpër supermarkete duke u furnizuar me ushqime dhe ujë. Shërbimet e urgjencës së Izraelit thonë se po mobilizojnë shërbimet e dhurimit të gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale thonë se po lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm mirë për të shkuar në shtëpi. Në Bregun Perëndimor, është vendosur një bllokim në të gjitha qytetet palestineze deri në njoftim të mëtejshëm. E gjitha kjo është në përgatitje për një hakmarrje – me paralajmërimin e ushtrisë izraelite se 100 dronë iranianë janë në rrugën e tyre drejt Izraelit.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv