Izraeli zgjeron hartën e sulmeve në Iran, goditen 3 qytete të tjera

Izraeli zgjeron hartën e sulmeve në Iran, goditen 3 qytete të tjera

Bushehri strehon të vetmin reaktor bërthamor funksional të Iranit dhe ndodhet pranë disa kryeqyteteve të rajonit të Gjirit Persik. Megjithatë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nuk përmendën si objektiv vetë centralin bërthamor, shkruan A2 CNN. Në një deklaratë zyrtare, IDF tha se kishte ndërmarrë sulme në Bushehr dhe se kishte goditur lëshues raketash iraniane edhe në qytetet Isfahan, Ahvaz dhe sërish në Bushehr. Për herë të parë, IDF konfirmoi gjithashtu se kishte goditur një objektiv strategjik në qytetin Yazd, që sipas tyre ishte përdorur për të lëshuar mbi 60 raketa drejt Izraelit.
Burimi: Javanews.al