Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli vijon sulmet në jug të Libanit
👁3343
Ushtria izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit. “Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë”, u tha në njoftimin e ministrisë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se sulmi shënjestroi oborrin e një shtëpie në këtë qytezë, duke shtuar se predha goditi veturën e pronarit të shtëpisë.