Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi i Rrafshnaltës së Golanit është i panegociueshëm, tha të hënën ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar. Udhëheqësit izraelitë argumentojnë se, meqë rivali i tyre, Irani, është dobësuar nga lufta 12-ditore e këtij muaji, vende të tjera të rajonit kanë tani mundësi për të lidhur marrëdhënie me Izraelin. Lindja e Mesme është ngufatur nga gati dy vjet luftë në Rripin e Gazës, gjatë së cilës Izraeli ka kryer gjithashtu sulme ajrore dhe operacione tokësore në Liban kundër Hezbollahut të mbështetur...