Burimi:
Top-Channel.tv

Izraeli sulmon me dronë Libanin, vriten tre persona
👁7268
Të paktën tre persona u vranë sot në sulmet izraelite në Liban. Dy sirianë u vranë nga një sulm izraelit në Libanin jugor, njoftoi sot pasdite Ministria e Shëndetësisë në Bejrut. Më parë kishte pasur informacion për një person të vdekur nga një “sulm me dron i armikut izraelit në fshatin Taybeh”, afër kufirit. Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) njoftuan se gjatë operacionit në zonën e Taibeh, u vra Mohammed Adnan Mansour, një ” komandant i artilerisë së Hezbollahut “, i cili dyshohet se drejtoi sulme të shumta kundër Izraelit. Dje, dy persona të tjerë u vranë nga bombardimet...