Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli sulmon burgun famëkeq në Teheran
Izraeli ka goditur një nga objektivat më të ndjeshëm dhe simbolikë brenda territorit iranian, burgun famëkeq Evin në Teheran. Sipas raportimeve fillestare, sulmi ajror është kryer nga forcat izraelite në orët e para të mëngjesit dhe, ndonëse ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo nivelin e dëmeve, vetë fakti që burgu Evin është vënë në shënjestër përbën një hap dramatik dhe të pashembullt në natyrën e konfliktit. Burgu Evin është i njohur ndërkombëtarisht si qendra ku regjimi iranian mban të burgosur politikë, disidentë, aktivistë dhe të akuzuar për spiunazh. Sulmi ndaj tij nuk është vetëm ushtarak, por...