Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli sulm me dron në Teheran, mediat: Shënjestër ishte një shkencëtar bërthamor iranian
Droni izraelit goditi një apartament në një bllok banimi në Teheran. Sulmi ndodhi në lagjen qendrore Ghisa të Teheranit sipas agjencisë së lajmeve Asrira Sipas informacioneve, mësohet se shënjestër ka qenë një shkencëtar bërthamor iranian. Media izraelite Times of Israel i referohet raportimeve të radios ushtarake të Izraelit se në këtë sulm ishte shënjestruar një njeri i rëndësishëm i përfshirë në planet e Teheranit për të patur armë të shkatërrimit në masë. Lufta midis Iranit dhe Izraelit vazhdon për të tetën ditë.