Izraeli rinis sulmin në Gaza pas armëpushimit, 25 palestinezë humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

Izraeli rinis sulmin në Gaza pas armëpushimit, 25 palestinezë humbin jetën, mes tyre gra dhe fëmijë

Tensionet dhe dhuna në Rripin e Gazës janë intensifikuar sërish, ndërsa të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite mëngjesin e së shtunës, më 20 prill, sipas njoftimit nga Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza. Mes viktimave raportohen gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas zëdhënësit të agjencisë, Mahmud Bassal, bombardimet kanë prekur disa zona të ndryshme në të gjithë territorin e Gazës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe panik te popullata civile. Në qytetin Rafah, në jug të Gazës, agjencia konfirmoi pesë viktima të tjera si pasojë e sulmeve...
Burimi: Javanews.al