Izraeli nuk ndalet, bllokon anijen humanitare për në Gaza! Ndalohen Greta Thunberg dhe figura të tjera të njohura

Izraeli nuk ndalet, bllokon anijen humanitare për në Gaza! Ndalohen Greta Thunberg dhe figura të tjera të njohura

Një anije me ndihma humanitare që synonte të arrinte në Rripin e Gazës është ndaluar nga ushtria izraelite në Mesdhe, duke çuar në ndalimin e disa aktivistëve të shquar përfshirë ambientalisten Greta Thunberg, aktorin e “Game of Thrones” Liam Cunningham dhe eurodeputeten franceze Rima Hassan. Anija “Madleen”, pjesë e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, ishte nisur për të dorëzuar ndihma në një nga zonat më të prekura nga bllokada dhe lufta, ku 2.1 milionë palestinezë përballen me uri ekstreme. Aktivistët raportuan se forcat izraelite hipën në bord në ujërat ndërkombëtare, duke përdorur dronë dhe substanca shpërndarëse për të ndalur ekuipazhin....
Burimi: Top-Channel.tv