Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
👁5722
Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja Civile e enklavës palestineze njoftoi sot se palestinezët në enklavën e vogël po shënojnë ditën e parë të festës myslimane të Sakrificës (Bajrami i Kurbanit). Në total, Mbrojtja Civile regjistroi 38 viktima, përfshirë 11 nga një sulm në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, siç njoftoi Mohammed Al-Mughayir, zëdhënës i kësaj organizate të ndihmës së shpejtë. Top Channel