Izraeli nuk i lë palestinezës as të marrin frymë, si po përgjon çdo përshpëritje të tyre

Izraeli nuk i lë palestinezës as të marrin frymë, si po përgjon çdo përshpëritje të tyre

Izraeli po përdor teknologjinë cloud të Microsoft-it për të kryer mbikëqyrje masive ndaj palestinezëve, sipas një hetimi të publikuar nga The Guardian, në bashkëpunim me revistën +972 Magazine dhe median izraelite Local Call. Sipas raportit, në fund të vitit 2021, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me komandantin e “Njësisë 8200” – një njësi elitare e inteligjencës kibernetike brenda ushtrisë izraelite – në selinë e kompanisë pranë Seattle-it. Në këtë takim, komandanti Yossi Sariel kërkoi mbështetje për të transferuar një sasi të madhe të dhënash sekrete të inteligjencës në platformën cloud të Microsoft, Azure. Pas kësaj marrëveshjeje, Njësia 8200 nisi ndërtimin e një sistemi shumë ndërhyrës për mbikëqyrje masive, i cili filloi funksionimin në vitin 2022. Ky sistem i ri regjistron dhe ruan miliona...