Izraeli mbyll hapësirën ajrore, edhe Irani ndërmerr të njëjtën masë, pezullohen fluturimet

Izraeli mbyll hapësirën ajrore, edhe Irani ndërmerr të njëjtën masë, pezullohen fluturimet

Autoritetet e Izraelit kane njoftuar se hapësira e ajrore mbetet e mbyllur për shkak të situatës së sigurisë. Çdo njoftim për rihapjen e fluturimeve do të bëhet me një paralajmërim gjashtë orë përpara, thuhet në përditësimin e fundit. Irani gjithashtu mbylli hapësirën e tij ajrore të premten, një mbyllje që do të vazhdojë edhe të dielën. Ndërkohë  edhe  Jordania, e cila ndodhet midis dy vendeve dhe e mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore të premten si masë paraprake, e rihapi atë në orët e para të mëngjesit të kesaj te djele./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv