Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli lëshon breshëri raketash ndaj Teheranit
👁13924
Ushtria izraelite njofton se ka lëshuar raketa të tjera ndaj Iranit. Në përditësimin e saj ditor, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklarojnë se kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh që kanë pasur në shënjestër sisteme raketore dhe depo armësh në Teheran. Ato shtojnë se gjatë natës, në një sulm me tri valë që zgjati tre orë, është dëmtuar një qendër për prodhimin e centrifugave./BBC