Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
👁2372
Libani tha se nga sulmet me dronë të kryera nga Izraeli më 10 qershor, janë vrarë një burrë dhe djali i tij në një fshat në jug të vendit. Ky është sulmi i fundit vdekjeprurës, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntor. Izraeli tha se të vrarët ishin militantë. Ministria Libaneze e Shëndetësisë tha përmes një deklarate se “dronët e Izraelit armik kryen një sulm në fshatin Sheba, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një tjetër”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, të vrarët ishin babai dhe djali i tij, ndërkaq djali tjetër i viktimës mbeti i plagosur....