Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli kërkon pushtimin e plotë të Gazës, Hamasi: Netanyahu dëshiron të “sakrifikojë” pengjet!
Duke reaguar ndaj planit të raportuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një pushtim të plotë ushtarak të Gazës, Hamasi ka akuzuar kreun e qeverisë izraelite se synon të “heqë qafe” pengjet që ndodhen ende në territorin palestinez. Sipas vlerësimeve të autoriteteve izraelite, rreth 50 pengje besohet se vazhdojnë të mbahen nga Hamasi që prej sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët vranë rreth 1,200 persona – shumica civilë – dhe rrëmbyen 251 të tjerë. Gjatë fundjavës, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez publikuan video që shfaqnin dy pengje në gjendje të rënduar fizike. Në një deklaratë, Hamasi tha se plani i Netanyahut për një ofensivë të përgjithshme në Gaza tregon se ai është i gatshëm të “sakrifikojë” pengjet, duke i përdorur ato për interesat e...