Izraeli kërkon ‘kompensim’ nga SHBA, rriten tensionet mes aleatëve

Izraeli kërkon ‘kompensim’ nga SHBA, rriten tensionet mes aleatëve

19 shtator 2026– Izraeli pritet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara pajisje dhe kapacitete shtesë ushtarake, në kuadër të një “kompensimi” pas miratimit nga Washingtoni të shitjes së avionëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite. Sipas medias izraelite Walla, Tel Avivi synon të kërkojë sisteme armësh që administrata e presidentit amerikan Donald Trump kishte refuzuar më herët t’i miratonte. Kërkesat e Izraelit pritet të shkojnë përtej avionëve të avancuar luftarakë dhe teknologjisë stealth. Sipas raportit, në fokus janë edhe armët me bazë në hapësirë, si dhe zhvillimi dhe prodhimi i sistemeve të reja për interceptimin e kërcënimeve. Në listën e pajisjeve që mund të kërkohen përfshihen edhe municione për depërtimin e bunkerëve dhe sisteme nëntokësore të afta të operojnë në thellësi të mëdha nën formacione shkëmbore. Kjo...