Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli kërcënon Britaninë: Do të ndërpres bashkëpunimin nëse njihni Palestinën
Izraeli po shqyrton seriozisht ndërprerjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Mbretërinë e Bashkuar nëse kryeministri britanik Keir Starmer përmbush premtimin për të njohur shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm – një veprim që sipas disa zyrtarëve izraelitë mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të të dy vendeve. Sipas burimeve diplomatike për The Times, qeveria e Benjamin Netanyahut po shqyrton një sërë opsionesh si kundërpërgjigje ndaj vendimit të mundshëm të Londrës për njohjen diplomatike të Palestinës. Një zyrtar izraelit paralajmëroi se “Britania dhe çdo shtet tjetër që shqyrton një veprim të tillë duhet të mendojnë me kujdes për pasojat”. Një tjetër burim diplomatik shtoi: “Londra duhet të tregojë kujdes. Bibi [Netanyahu] dhe ministrat e tij kanë letra që mund t’i luajnë. Izraeli vlerëson...