Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit
👁2523
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Kështu deklaroi Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF. “Kemi vendosur liri ajrore veprimi nga perëndimi i Iranit deri në Teheran”, tha të shtunën zëdhënësi i IDF-së, Gjeneral Brigade Effie Defrin. “Pilotët e forcës sonë ajrore fluturuan për rreth 2 orë e gjysmë mbi Teheran, ndërsa dronët tonë janë në aksion për 24 orë në ditë, duke survejuar zonën dhe duke realizuar sulme e mbledhur informacion”, shtoi ai. Superioriteti në ajër lejoi Izraelin të sulmojë të premten Iranin, tha Defrin....