Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë
Thirrjet e Donald Trump për t’i dhënë fund përmes një marrëveshje, konfliktit më të ri në lindjen e Mesme nuk u dëgjuan. Izraeli dhe Irani intensifikuan sulmet në ditën e tretë të luftës mes tyre. Izraeli tha të dielën se nisi një breshëri sulmesh ndëshkuese në të gjithë Iranin, duke goditur objektiva nga perëndimi në Teheran dhe deri në lindje të aeroportit të Mashhadit. Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur në të gjithë vendin dhe do të vijojë deri më 30 qershor. Këto sulme sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë çmimi që Irani duhet të paguajë për vrasjen e civilëve izraelitë:...