Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj njëri-tjetrit më 22 qershor, pasi Shtetet e Bashkuara kanë goditur objektet kryesore bërthamore të Republikës Islamike. Ushtria izraelite tha se ka kryer një valë të re sulmesh të dielën, që kanë shënjestruar caqe ushtarake, përfshirë raketahedhës në perëndim të Iranit. Forcat ajrore nisën “një seri sulmesh ndaj caqeve ushtarake në Iranin perëndimor”, thuhet në një deklaratë ushtarake, ku shtohet se “kanë goditur vende nga ku lëshohen raketat drejt Izraelit, ushtarë të forcave të armatosura iraniane, dhe kanë neutralizuar me shpejtësi pajisjet ushtarake që pak më parë kishin lëshuar raketa...
Burimi: Vizionplus.tv