Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli bombardon Kishën Katolike në Gaza, Meloni e ashpër: Prej muajsh po sulmohen civilët! Kjo është e papranueshme
Kisha Katolike në Rripin e Gazës është goditur nga një sulm ajror izraelit këtë të enjte, 17 korrik, duke shkaktuar dy viktima dhe të paktën tetë të plagosur rëndë. Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, në mesin e të plagosurve është edhe atë Gabriel Romanelli, famullitari i kishës. Atë Gabriel Romanelli, 56 vjeç, është me origjinë nga Buenos Aires, Argjentinë, dhe ka rrënjë italiane. Ai është prift i Institutit të Fjalës së Mishëruar dhe shërben në Gaza prej shumë vitesh. Romanelli jeton në Lindjen e Mesme prej afro 30 vitesh, ku është i angazhuar në shërbimin baritor dhe...