IZRAELI ARRESTON 10 PERSONA PAS SULMEVE NDAJ GAZETARES AMERIKANE DHE DIPLOMATËVE EVROPIANË
Policia izraelite ka njoftuar arrestimin e dhjetë personave gjatë një operacioni të zhvilluar në Cisjordaninë e pushtuar, pas incidenteve të dhunshme që përfshinë një fotoreportere amerikane dhe përfaqësues diplomatikë evropianë. Operacioni u zhvillua në orët e para të së hënës, 19 tetor, në bashkëpunim me ushtrinë izraelite dhe shërbimin e sigurisë së brendshme Shin Bet. Sipas autoriteteve, personat e ndaluar dyshohen për përfshirje në incidente të dhunshme, shkelje të urdhrave për zona të mbyllura ushtarake dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Gjatë kontrolleve u sekuestruan automjete dhe materiale që mund të shërbejnë si prova në hetim. Arrestimet pasojnë sulmin e së premtes ndaj fotoreporteres amerikane Heidi Levine, e cila po dokumentonte korrjen e ullinjve nga fermerët palestinezë. Gazetarja u dhunua nga persona të maskuar dhe...
Burimi:
ntv.al