Izrael/ 56% e qytetarëve kërkojnë që të përfundojë lufta në Gaza

Izrael/ 56% e qytetarëve kërkojnë që të përfundojë lufta në Gaza

Për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Gaza, shumica e qytetarëve izraelitë janë në favor të arritjes së një marrëveshjeje me Hamasin. Një sondazh i ri i realizuar për televizionin shtetëror izraelit zbulon se 56% e të anketuarve mbështesin një marrëveshje që do të çonte në fundin e luftës, lirimin e pengjeve dhe kthimin e trupave izraelite, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite të sigurisë maksimale. Ky rezultat përfaqëson një kthesë të dukshme në opinionin publik izraelit dhe pasqyron lodhjen në rritje me një konflikt që, pavarësisht premtimeve të përsëritura për fitore...
Burimi: Syri.net