Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit, njofton Ministria e Mbrojtjes. Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare. Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen...
Burimi: Javanews.al