Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Iu vendos tritoli në automjet, ‘shënjestra’ një mjeke në Tiranë, zbardhet identiteti (Emri)
👁13802
Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Raporton se shënjestra ka qenë, një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke. Më herët u bë me dije se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”. Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.