Iu qëllua mjeti me plumba nga makina e policisë pasi nuk ndaloi në post-bllok, efektivët e Lezhës sqarojnë ngjarjen

Iu qëllua mjeti me plumba nga makina e policisë pasi nuk ndaloi në post-bllok, efektivët e Lezhës sqarojnë ngjarjen

Një ngjarje e tensionuar u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, ku një mjet nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u qëllua me armë zjarri. Efektivët, me anë të një komunikimi zyrtar sqarojnë se çfarë ka ndodhur. Efektivët e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore ndërhynë menjëherë, pasi drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Lezha, tentoi të largohej me shpejtësi dhe rrezikoi jetën e tyre. Gjatë ndalimit, në automjet u gjet edhe një armë e ftohtë pa leje. Policia sqaroi se arma e shërbimit u përdor vetëm për të neutralizuar rrezikun e menjëhershëm. Ngjarja po hetohet...
Burimi: Syri.net