Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, pasi hetimet ndaj saj janë zyrtarisht të mbyllura. Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Fatime Kryemadhi dyshohet për përfshirje në pastrim parash, në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas SPAK, ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në skemën e dyshuar të korrupsionit dhe transaksioneve të pajustifikuara financiare.