Iu gjetën armë të Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Krujë

Iu gjetën armë të Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar 1 shtetas, pasi iu gjetën armë në banesë.Mësohet se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në banesën e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore. “Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë.Në ambientet e këtij subjekti,...
Burimi: Opinion.al