Burimi:
Sot.com.al

Iu gjetën armë dhe emblema policie, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
👁11457
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet një thikë, ndërsa në banesën e tij u gjetën dy armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie. Shtetasi S. A., banues në Tiranë, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjatë operacionit “The Holder”, si pjesë e veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Gjatë kontrollit të automjetit, iu sekuestrua një thikë, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), një armë sportive, një armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie....