Burimi:
Syri.net

Iu gjet lëndë narkotike dhe një shumë parash, policia arreston 23-vjeçarin
👁7458
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kanabisi dhe një shumë parash. Lënda narkotike dhe shuma e parave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Xh. M., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet rrjeteve sociale një 20-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje...