Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Iu fut në shtëpi adoleshentes, e goditi me shpullë dhe tentoi ta marrë me forcë, arrestohet 38-vjeçari në Gramsh
Policia e Gramshit arrestoi në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë, shkruan A2 CNN. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.