Iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore, reagon Elda Hoti: Policia e Shtetit po përdoret nga Ulsi Manja

Iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore, reagon Elda Hoti: Policia e Shtetit po përdoret nga Ulsi Manja

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit. Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë. Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive. Ata që blenë vota dhe shantazhuan, votuesit janë të lirë...
Burimi: Javanews.al