Burimi:
Sot.com.al

“I’u anulua darka zyrtare në Strasburg”, Rama i përgjigjet Berishës me Bufin e Kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë
👁4382
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama vijon me satirizimin e Berishës si “Bufi i Kënetës”. Këtë episod Rama kishte zgjedhur të ndante një pjesë nga fjalimi i Berishës dje në selinë e PD-së kur tha se Këshilli i Evropës i kishte anuluar darkën kryeministrit Rama për shkak të sjelljes së tij të padenjë. Këtë fjalim Rama e paraqet nën figurën e bufit teksa shkruan në facebook: vazhdon rrjedhja e lirë.