Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa
Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që ndalon përdorimin e burkës dhe niqabit në shkolla, duke lejuar vetëm hixhabin që lë fytyrën të dukshme. Vendimi u prezantua si pjesë e një pakete masash për integrimin e nxënësve të huaj. Dekreti parashikon gjithashtu një kufi prej 30% për fëmijët pa shtetësi italiane ose me njohuri të pamjaftueshme të gjuhës italiane në klasat e para të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, sqaroi se ky kufi lidhet me nivelin gjuhësor, jo me shtetësinë, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni i cilësoi masat si mjete për të forcuar integrimin dhe për të shmangur izolimin kulturor. Shkollat do të duhet të shpërndajnë nxënësit me pak njohuri të italishtes në mënyrë më të barabartë...
Burimi:
javanews.al