Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia kritikon Gjykatën e BE-së: Vendim që cenon sovranitetin mbi politikat migratore
Qeveria italiane ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian lidhur me mundësinë që gjykatat kombëtare të rishikojnë vendimet e shteteve mbi përcaktimin e “vendeve të sigurta të origjinës” për migrantët. Në një notë zyrtare të lëshuar nga Palazzo Chigi, ekzekutivi shprehet i shqetësuar për atë që e cilëson si një “marrje kompetencash politike nga jurisprudenca evropiane”. “Habit fakti që Gjykata i kalon gjyqtarëve kombëtarë jo vetëm vlerësimin e rasteve individuale, por edhe aspekte të politikës së kthimeve dhe dëbimeve të migrantëve të parregullt. Kjo vendos në diskutim vlerësimet e institucioneve qeveritare dhe të Parlamentit, duke...