Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Italia i ‘vë frenat’ raketave dhe avionëve amerikanë: Nuk do të ketë blerje të reja
Qeveria italiane vlerëson “ndryshimin e qëndrimit të SHBA”, siç e ka quajtur Giorgia Meloni, përsa i përket luftës në Ukrainë. Por nuk do të blejë armë drejtpërdrejt nga Shtetet e Bashkuara për t’ia kaluar më pas ushtrisë së Kievit. Kjo linjë konfirmohet për La Repubblica nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes, në orët kur kancelaritë e vjetra të kontinentit po shqyrtojnë deklaratat e manjatit amerikan, i cili pardje, përkrah sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, deklaroi nga Zyra Ovale se Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë pajisje ushtarake për t’u dërguar në Ukrainë, por do të jenë “evropianët që do...