Itali/ U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari

Itali/ U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari

Shqiptari Betim Bilangu, 50 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano. Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim. Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.
Burimi: Gijotina.com