Itali/ Shqiptari kapet me drogë dhe mijëra euro

Itali/ Shqiptari kapet me drogë dhe mijëra euro

Një operacion i policisë Italiane ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari shqiptar për trafik droge, si dhe të kunatit të tij, i cili ishte shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale. Shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij dhe u shfaq i dyshimtë gjatë kontrollit. Në banesën e tij, karabinierët zbuluan 130 gramë kokainë të ndarë në doza, një peshore precize, lëndë prerëse dhe 180 euro cash të ardhura nga një shitje e dyshuar. Një pjesë e drogës ishte fshehur në një kuti duhani. 34-vjeçari, banues në Matelica, u vendos në arrest shtëpie në pritje të seancës dëgjimore....
Burimi: Syri.net