Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme,...