Itali, sherr për motive dashurie në Kremona, 5 shqiptarë dhe një italian nën hetim

Itali, sherr për motive dashurie në Kremona, 5 shqiptarë dhe një italian nën hetim

Një sherr masiv për motive sentimentale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë një lokali në sheshin Bernardino de Lera, në Kremona të Italisë. Në konflikt janë përfshirë gjashtë persona, pesë prej tyre shqiptarë dhe një italian. Policia ndërhyri pas një telefonate për një konflikt mes disa personave. Në vendngjarje, efektivët identifikuan tre shtetas shqiptarë, 29, 44 dhe 49 vjeç, si dhe një shtetas italian 50 vjeç. Katër personat deklaruan se ishin sulmuar nga dy persona të tjerë, të cilët i njihnin dhe që ishin larguar nga vendi me një automjet. Në vendngjarje u thirr edhe një ambulancë e 118-ës, e cila transportoi në spital 44-vjeçarin për shkak të dëmtimeve të lehta. Ndërkohë, në spital mbërritën edhe dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt,...