Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë. Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës. Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino. Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive...
Burimi: Syri.net