Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës

Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës

Një marshim në kujtim të Gentiana Hudhrës dhe në protestë kundër dhunës ndaj grave u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë. Shqiptarja u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane raportojnë se në marshim mori pjesë edhe djali i çiftit, i prekur thellë nga tragjedia. Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët, raportojnë mediat. ...
Burimi: Gijotina.com