Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Javën e kaluar, efektivët e Guardia di Finanza-s sekuestruan 157 kilogramë kokainë në pikën e kontrollit të autostradës në qytetin kufitar të Ventimiglia-s në Liguria. Efektivët ndaluan një kamion që transportonte kuaj dhe shqetësimi i shoferit i bëri të dyshonin, ndaj kryen kontrolle më të hollësishme në automjet, me ndihmën e qenve të zbulimit të drogës të cilët gjetën një ndarje të fshehtë ku ndodheshin 157 kg kokainë, të ndarë në pako. Shoferi, një burrë në moshë të mesme që nuk bëri rezistencë, u arrestua për trafik ndërkombëtar droge dhe është lënë në qeli. Vlera e kokainës përllogaritet nga 5 deri në 7 milionë euro. Nëse shitet në rrugë, pasi përzihet me substanca të tjera, vlera e saj në treg është edhe më e lartë,...