Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Itali, gjashtë të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Siç njoftuan autoritetet kompetente, që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të valës së fortë të të nxehtit, të cilën meteorologët e kanë quajtur “Deve”. Bëhet fjalë për plazhistë që ndodheshin në rajonin e Salentos të Puglias, në jug të Barit. Sot një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh. Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua italiane 60-vjeçare, të cilët po kalonin pushimet në zonë, vdiqën gjithashtu...