Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti
👁9007
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën pasdite në qytetin e vogël Tolentino, pranë Maceratës. Sulmi ndodhi në mënyrë të papritur në një nga zonat më të populluara të qytetit, në rrugën Viale Benadduci, ku gruaja u godit disa herë me një thikë kuzhine, para syve të kalimtarëve të tronditur. Autori i dyshuar i krimit është ish-burri i saj, një 55-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili nuk tentoi të arratisej pas sulmit. Ai u gjet nga karabinierët i ulur në një stol pranë vendngjarjes, në gjendje...