Burimi:
Vizionplus.tv

Ismet Elezi, një jetë në drejtësi, profesori i njohur feston 105 vjetorin e lindjes: Nëse humb nderin, s’ke asgjë
👁5508
Me një karrierë që i ka kaluar gjashtë dekada në auditorët e Fakultetit të Drejtësisë dhe mbi shtatë të tilla në kërkimin shkencor, Prof. Dr. Ismet Elezi feston 105-vjetorin e lindjes. Udhëheqës akademik dhe njeri i vlerave të spikatura, ai vazhdon të qëndrojë i palëkundur në misionin e tij për të ruajtur dhe përcjellë idealet më të larta të drejtësisë shqiptare. “Mund të bëhesh teoricien i përkryer por nëse humbet nderin ka marrë fund edhe kultura edhe të gjithë të tjerat. E vlerësoj se është primare për të gjithë shqiptarët nga veriu në jug. Ndershmëria është faktori nr 1 i...