“Ishte veprim i jashtëzakonshëm”, shefi i NATO-s mesazh Trumpit: Në Iran bëre atë që askush tjetër nuk guxoi

“Ishte veprim i jashtëzakonshëm”, shefi i NATO-s mesazh Trumpit: Në Iran bëre atë që askush tjetër nuk guxoi

Gjatë rrugës për në Hagë, presidenti amerikan Donald Trump ka postuar atë që pretendon të jetë një mesazh me tekst nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Nuk dihet se në cilin aplikacion i është dërguar mesazhi Trumpit, në telefonin e tij. Në të, Rutte, përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”. Kontakti më pas vazhdon të thotë se Trump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë” dhe shton: “Nuk ishte e lehtë, por i kemi siguruar të gjithë për 5 përqindëshin!”...
Burimi: Javanews.al